Proteinat – janë komponime kimike organike të cilat në aspektin elementar kimik janë të përbëra (ndërtuara) së paku prej karbonit (C), hidrogjenit (H), oksigjenit (O) dhe azotit (N). Në aspektin molekularë proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve. Aminoacidet – janë gjithashtu komponime kimike organike, të cilat në molekulën e tyre e kanë grupën funksionore amine (NH ₃ ) që është bazë dhe grupën funksionore karboksile që është acid. Sot janë të njohura rreth 200 lloje aminoacidesh ku 180 prej tyre janë sintetike (të krijuara në laborator) dhe vetëm 20 lloje janë aminoacide natyrore . Vetëm këto 20 lloje të aminoacideve natyrore mund të hyjnë në ndërtimin e qelizave të gjalla. Këto 20 lloje të aminoacideve natyrore ndahen në dy grupe: Aminoacide esenciale (të pazëvendësueshme) dhe Aminoacide joesencial (të zëvendësueshme) Ve ç oria kryesore e aminoacideve është aftësia e tyre për të reaguar në mes vete dhe për të krijuar lidhjen peptidike e cila e mundëson
Lipidet janë komponime kimike organike që në aspektin elementar kimik së paku duhen të kenë karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Kurse në aspektin molekular lipidet janë të ndërtuara prej dy mulekulave të ndryshme që janë gliceroni dhe tri molekula të acideve të larta yndyrore. Nëse lipidi përmbanë vetëm glicerol dhe acide të larta yndyrore ai quhet lipid i thjeshtë. Nëse lipidit të thjeshtë i shtohet edhe ndonjë atom tjetër (fosfor, azot ose ndonjë molekulë tjetër atëherë kemi të bëjmë me lipid të përbërë . Prej lipideve të përbëra më të rëndësishme janë fosfolipidet të cilat hyjnë në ndërtimin e membranave qelizore. Në lipide sistemohen edhe sterinat, komponime këto organike që në aspektin e ndërtimit nuk kanë asgjë të përbashkët me lipidet e vërteta (triglicerine) ato janë kryesisht të ngjajshme me lipidet e vërteta për nga vetitë kimike (nuk treten në ujë por vetëm në tretësa organik). Prej strinave përfaqës