Skip to main content

Karbohidratet


Karbohidratet (sheqernat) – janë komponime kimike organike të cilat në aspektin elementarë kimik janë të ndërtuara prej karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit. Në aspektin molekular karbohidratet ndahen në tri grupe: monosakaride, oligosakaride dhe polisakaride.

Monosakaridet – janë sheqernat më të thjeshtë të cilat nuk mund të zbërthehen në sheqerna edhe më të thjeshta. Formula e përgjithshme e tyre është Cn(HO)n që do të thotë se për çdo  atom karboni e kemi një molekulë ujë, prandaj edhe sheqernat mund t’i quajm në përgjithësi si hidrate të karbonit. 

Monosakaridet ndahen varësisht prej numrit të atomeve të karbonit të cilat i përmbajnë në molekulën e tyre. Në vartesi nga kjo dallojmë: trioza (me tri atome të C), tetroza (me 4 atome të C), pentoza (me 5 atome te karbonit), heksoza (me 6 atome te C) dhe heptoza ( me 7 atome te karbonit).

  1. Triozat – janë monosakaridet më të thjeshta të cilat nuk i hasim kurr si të lira në natyrë por i hasim si ndërmjetës metabolik gjatë glikolizës dhe ciklit pentozik. Prej tyre më të njohura janë: aldehidi tre fosfo glicerenik dhe dihidroksid aceton fosfati(DHAP).
  2. Tetrozat – janë gjithashtu monosakaride që nuk hasen të lira në natyrë, përfaqësues eritroza e cila haset gjatë ciklit pentozik.
  3. Pentozat – janë monosakaride të cialt i hasim të lira në natyrë e dy më të rëndësishmet janë: riboza dhe dezoksiriboza të cialt hyjnë në ndërtimin e acideve nukleike (riboza në ARN dhe dezoksiriboza në ADN).
  4. Heksozat – janë monosakaride që gjithashtu hasen të lira në natyrë. Përfaqësuesit më të rëndësishmit të tyre janë: glukoza, fruktoza dhe galaktoza. Këto sheqerna për nga formula empirike janë të njëjta C₆H₁₂O₆ ndërsa ato dallojnë për nga formula strukturale konkretisht glukoza është aldehid ndërsa fruktoza është keton.Glukoza është sheqer që paraqet burim energjetik tek qelizat shtazore kurse fruktoza paraqet burimin energjetik te qelizat bimore. Këta dy sheqera mund t’i gjejmë edhe të përziera p.sh. tek mjalti.
  5. Heptozat – janë monosakaride me shtatë (7) atome të karbonit (C) të cilat nuk hasen të lira në natyrë, përfaqësues i njohur është sedoheptuloza e cila gjendet si ndërmjetës metabolik te cikli pentozik.


Oligosakaridet – janë sheqerna të përbëra prej 2-6 monosakarideve, më të rëndësishmet prej tyre janë disakaridet të cilat janë të përbëra prej dy monosakarideve, formula e tyre empirike është C₁₂H₂₂O₁₁. Përfaqësuesit më të rëndësishëm janë: maltoza, sakaroza dhe laktoza.
  1. Maltoza – është homodisakarid sepse është e ndërtuar prej dy molekulave të glukozës. Për dallim prej saj sakaroza është heterodisakarid sepse është e ndërtuar prej një molekule glukozë dhe një fruktozë.
  2. Sakaroza – paraqet sheqerin e zakonshëm i cili përfitohet nga panxhasheqeri apo nga rrepa e sheqerit.
  3. Laktoza – gjithashtu paraqet heterodisakarid i cili është i ndërtuar prej një molekule glukozë dhe një molekulë galaktozë. Laktoza ndryshe njihet si sheqer i qumshtit.

Maltoza = Glukozë + Glukozë (homodisakarid)
Sakaroza = Glukozë + Fruktozë (heterodisakarid)
Laktoza = Glukozë + Galaktozë (heterodisakarid)

Polisakaridet – janë sheqerna të ndërtuara prej 6 e më tepër monosakarideve. Formula e përgjithshme e tyre është (CH₁₂o)n. Polisakaridet i ndajmë në dy grupe: polisakaride rezervë(amidoni dhe glikogjeni) dhe polisakaride strukturale(celuloza, kitini dhe agar-agar).
  1. Amidoni – paraqet polisakarid i cili është materie rezervë tek bimët, ai është homopolisakarid i ndërtuar prej mijra molekulave të glukozës të cilat janë të lidhura në mes vete me lidhje glikozide.
  2. Glikogjeni – paraqet polisakarid rezervë tek organizmat shtazorë. Edhe glikogjeni është homopolisakarid i cili është i ndërtuar prej mijra molekulave të glukozës.
  3. Kitina – është pilosakarid strukturorë e cila e ndërton ekzoskeletin e artopodeve (këmbënyjorve), por edhe murin qelizor të kërpudhave.
  4. Agar-agar – paraqet polisakaridin të cilit nuk i dihet ndërtimi por ai merr pjesë në ndërtimin e murit qelizor të algave te kuqe (redofita). Përndryshe ky lloj polisakaridi përdoret me të madhe në mjeksi si terren ushqyes për kultivimin e mikroorganizmave, ne farmaci për prodhimin e kapsulave, në industrinë e ushqimit për prodhimin e melmesave, konservave, mermeladave etj. Ne industrinë e kozmetikës, letres etj.


Comments

  1. Keni edhe celulozen te polisakaridet qe gjendet te muri qelizor i qelizes bimore.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Lipidet

Lipidet  janë komponime kimike organike që në aspektin elementar kimik së paku duhen të kenë karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Kurse në aspektin molekular lipidet janë të ndërtuara prej dy mulekulave të ndryshme që janë gliceroni dhe tri molekula të acideve të larta yndyrore. Nëse lipidi përmbanë vetëm glicerol dhe acide të larta yndyrore ai quhet lipid i thjeshtë. Nëse lipidit të thjeshtë i shtohet edhe ndonjë atom tjetër (fosfor, azot ose ndonjë molekulë tjetër atëherë kemi të bëjmë me lipid të përbërë . Prej lipideve të përbëra më të rëndësishme janë fosfolipidet të cilat hyjnë në ndërtimin e membranave qelizore. Në lipide sistemohen edhe sterinat, komponime këto organike që në aspektin e ndërtimit nuk kanë asgjë të përbashkët me lipidet e vërteta (triglicerine) ato janë kryesisht të ngjajshme me lipidet e vërteta për nga vetitë kimike (nuk treten në ujë por vetëm në tretësa organik). Prej strinave përfaqës

Proteinat

Proteinat – janë komponime kimike organike të cilat në aspektin elementar kimik janë të përbëra (ndërtuara) së paku prej karbonit (C), hidrogjenit (H), oksigjenit (O) dhe azotit (N). Në aspektin molekularë proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve. Aminoacidet – janë gjithashtu komponime kimike organike, të cilat në molekulën e tyre e kanë grupën funksionore amine   (NH ₃ ) që është bazë dhe grupën funksionore karboksile që është acid.  Sot janë të njohura rreth 200 lloje aminoacidesh ku 180 prej tyre janë sintetike (të krijuara në laborator) dhe vetëm 20 lloje janë aminoacide natyrore . Vetëm këto 20 lloje të aminoacideve natyrore mund të hyjnë në ndërtimin e qelizave të gjalla. Këto 20 lloje të aminoacideve natyrore ndahen në dy grupe:  Aminoacide esenciale (të pazëvendësueshme) dhe  Aminoacide joesencial (të zëvendësueshme) Ve ç oria kryesore e aminoacideve është aftësia e tyre për të reaguar në mes vete dhe për të krijuar lidhjen peptidike e cila e mundëson