Karbohidratet (sheqernat) – janë komponime
kimike organike të cilat në aspektin
elementarë kimik janë të ndërtuara prej karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit.
Në aspektin molekular karbohidratet
ndahen në tri grupe: monosakaride, oligosakaride dhe polisakaride.
|
Sheqerna |
Lipidet – janë komponime kimike
organike që në aspektin elementar kimik së paku duhen të kenë karbon, hidrogjen
dhe oksigjen. Kurse në aspektin molekular lipidet janë të ndërtuara prej dy
mulekulave të ndryshme që janë
gliceroni
dhe tri molekula të acideve të larta yndyrore.
|
Krijimi (përbërja) e lipidit |
Proteinat – janë komponime kimike organike të
cilat në aspektin elementar kimik
janë të përbëra (ndërtuara) së paku prej karbonit
(C), hidrogjenit (H), oksigjenit (O) dhe azotit (N). Në aspektin molekularë proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve.
|
Aminoacidi |
Comments
Post a Comment