Proteinat – janë komponime kimike organike të
cilat në aspektin elementar kimik
janë të përbëra (ndërtuara) së paku prej karbonit
(C), hidrogjenit (H), oksigjenit (O) dhe azotit (N). Në aspektin molekularë proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve.
Aminoacidet – janë gjithashtu
komponime kimike organike, të cilat në molekulën e tyre e kanë grupën funksionore amine (NH₃)
që është bazë dhe grupën funksionore karboksile që është acid. Sot janë të njohura rreth 200 lloje aminoacidesh ku 180 prej tyre janë
sintetike(të krijuara në laborator) dhe vetëm 20 lloje janë aminoacide natyrore. Vetëm këto 20 lloje të
aminoacideve natyrore mund të hyjnë në ndërtimin e qelizave të gjalla. Këto 20
lloje të aminoacideve natyrore ndahen në dy grupe:
- Aminoacide esenciale (të pazëvendësueshme) dhe
- Aminoacide joesencial (të zëvendësueshme)
Veçoria kryesore e aminoacideve
është aftësia e tyre për të reaguar në mes vete dhe për të krijuar lidhjen peptidike e cila e mundëson krijimin e vargiut polipeptidik, ky proces njihet
si biosinteza e proteinave apo
translatim i cili kryhet në ribozome. Nëse vargu polipeptidik i përmbanë 2 aminoacide ai quhet dipeptid, nëse
vargu përmbanë mbi dy deri në 10
aminoacide ai quhet oligopeptid, nëse vargu ka mbi 10 e deri në 100 aminoacide ai quhet proteinë.
Proteinat të cilat në përbërijen
e tyre përmbajnë vetëm aminoacide quhetn
proteina të thjeshta, të tilla janë: albuminat,
protaminat, histonet, goblinat etj.
Në qoftë se në ndërtimin e një proteine përveç
aminoacideve hyjnë edhe ndonjë molekulë tjetër, atëherë kemi të bëjmë me proteina të përbëra. Kjo molekulë që nuk është
aminoacid quhet grup joproteinik (grup prostetik).
Prej proteinave të përbëra më të rëndësishme janë: kromoproteinat (proteinat e ngjyrosura), nukleoproteinat, fosfotproteinat,
hipoproteinat dhe glikoproteinat.
- Kromoproteinat – janë proteina të përbëra, të ndërtuara prej proteinës së thjeshtë dhe grupit prostetik i cili i jep ngjyrë këtyre proteinave. E tillë është hemoglobina (pigmenti i kuq i gjakut), proteinë kjo e cila gjendet në eritrocit (rruzat e kuqe të gjakut). Hemoglobina është e ndërtuar prej proteinës së thjeshtë që quhet globina, dhe prej grupit joproteinik apo prostetik që quhet hemi e që në fakt është hekuri dy ose tre valent (2+ ose 3+). Përndryshe hemoglobina ka rol shumë të rëndësishmëm në frymëmarrjen e gjallesës sepse e bënë transpostimin e oksigjenit nga aveolet e mushkërive, në drejtim të çdo qelize të trupit dhe anasjelltas, e bënë transportimin e CO₂ prej çdo qelize të trupit në drejtim të alveoleve dhe ambientit të jashtëm.
- Nukleoproteinat – janë proteina të përbëra që kryesisht gjenden në bërthamë dhe janë të ndërtuara prej preoteinës së thjeshtë(histoneve) ose protaminave dhe grupit prostetik që paraqet njërin prej acideve nukleike: ADN ose ARN. Këto proteina kanë rëndësi të jashtëzakonshme sepse prej tyre krijohen kromozomet ku qeliza futet në ndarje.
- Fosfoproteinat – janë gjithashtu proteina të përbëra ku si grup prostetik është acidi fosforik, si fosfoproteinë më e rëndësishmë është kazeina e qumshtit e cila i ka të gjitha aminoacidet natyrore, prandaj foshnja rritet vetëm me qumshtin e nënës.
- Lipoproteinat – janë proteina të përbëra ku rolin e grupit prostetik e luan ndonjë molekulë e lipidit.
- Glikoproteinat – janë gjithashtu proteina të përbëra ku si grup prostetik gjendet ndonjë molekulë e sheqerit.
Comments
Post a Comment