Fill pas zbulimit të qelizës lindi
interesi shkencor që të bëhet e ditur përbërja kimike e qelizes. Edhe pse ka
patur shumë përpjekje nuk ka patur suksese të mirëfillta deri sa nuk janë
zbuluar dhe përsosur dy metodat hulumtuese të famshme kimike që janë:
TEST - Përbërja kimike e gjallesës
- metoda hulumtuese kualitative (cilësore) dhe
- metoda hulumtuese kuantitative (sasiore).
Përmes metodës hulumtuese
kualitative është bërë e mundur të pranohet prezenca e elementeve kimike në qelizë, kurse përmes metodës
hulumtuese kuantitative është përcaktuar pjesmarrja
në përqindje(procentiale) e këtyre elementeve në ndërtimin e qelizës.
Duke iu falemnderuar rezultateve
të këto dy metodave hulumtuese dhe njohurive tjera të kimisë dhe fizikës është
bërë e ditur se në qelizë përkatësisht në ndërtimin e saj marrrin pjesë:
- komponimet kimike inorganinke(të vdekura) dhe
- komponimet kimike organike (të gjalla).
Ndërsa në komponimet kimike organike që hyjnë në
ndërtimin e qelizës bëjnë pjesë: karbohidratet
(sheqernat), lipidet (yndyrnat), dhe proteinat.
TEST - Përbërja kimike e gjallesës
Comments
Post a Comment