Elementet kimike – Sot përmes
metodave të njohura hulumtuese është bërë e ditur se prej 106 elementeve kimike
të sistemit periodik, 70 elemente janë gjetur në qelizë ndërsa 40% e tyre janë
elemente biogjene (jetëdhënëse).
Prej elementeve kimike që e ndërojnë qelizën më
së tepërti ka Oksigjen – 70%, Carbon –
18% dhe Hidrogjen – 10%, që do të thotë se vetëm këto tri elemente kimike
marrin pjesë 98% të qelizës. Të gjitha elementet e tjera që janë prezente në
qelizë marrin pjesë vetëm 2% dhe kështu
ato ndahen në 3 grupe që janë: makroelemente, mikroelemente dhe
ultramikroelemente.
- Makroelementet – janë elemente kimike që gjenden në sasi ma të mëdha në qelizë dhe kanë funksione më tepër për qelizën, këtu bëjnë pjesë: Azoti(N), Sulfuri(S), Fosfori(P), Kaliumi(K), Kalcium(Ca), Hekuri(Fe), Ar etj.
- Mikroelementet – gjenden në sasi më të vogël dhe kanë funksione më pak në qelizë, e ku nëjnë pjesë: Flouri(F), Bariumi(Ba), Zinku(Zn), Bori(Bo), Bakri(Cu) etj.
- Ultramikroelementet – janë elementet kimike që janë gjetur vetëm në gjurmë dhe ende nuk iu dihet funksioni në qelizë, e ku bëjnë pjesë: U, Ra, Hg, ari, argjendi etj.
Elementet kimike në qelizë
gjenden në formë të jonizuar dhe
quhen elektrolit. Hulumtimet na
tregojnë se ka unitet sa i përket përbëries kimike në mes të gjallës dhe të
vdekurës. P.sh. elemnentet e njejta i hasim edhe në qelizë edhe në Tokë. Në mes
të gjallës dhe të vdekurës dallon përqëndrimi i këtyre elementeve,
p.sh. në Tokë mund të ketë silic deri në 33% kurse në qelizë vetem 0.18%,
pastaj oksigjeni në tokë është 4% kurse në qelizë 70%.
Uji – paraqet komponentë shumë të
rëndësishme inorganike për funksionimin e qelizës. Në përbërjen e qelizës hasen
dy tipe të ujit: ujë i lirë që është 96%
dhe ujë i lidhur 4-5%.
- Uji i lirë – paraqet tipin e ujit i cili vazhdimisht hargjihet por edhe vazhdimisht ripërtrihet. Ky tip i ujit shërben për të tretë toksinat (helmet) dhe për t’i larguar ato në ambientin e jashtëm (si urinë, djersë etj.)
- Uji i lidhur – që zë 4-5% të ujit në qelizë nuk guxon të hargjohet sepse ai i lidhë strukturat ndërtuese të qelizës. Ky lloj uji nuk ngrinë në 0°C por ngrinë në -40°C.
Sa i përket pjesmarrjes
procentiale mund të themi se më së paku ujë ka në zmaltin e dhëmbëve(10%); në
spore dhe fara(10-14%); në trupin e përgjithshëm(66%); në trupin e
bakterieve(78-87%) kurse më së tepërmi ujë haset tek shalqiri, kandilat e
detit, trangujt, domatet, pjepri edhe mi 95% ujë. Nga këto të dhëna lind thënia
“Pa ujë nuk ka jetë”.
Kriprat minerale – paraqesin
komponimet inorganike të cilat mirren në
sasi shumë të vogla por që kanë vend kritik për funksionimin e jetës te
organizmat e gjallë, kjo për faktin se kriprat
minerale e mundësojnë senzorimin , dmth. me ndihmën e tyre gjallesa e përcakton
dritën dhe errësirën, të nxehtit-të ftohtit, të dëgjuarit, dhembjen etj. Prej kriprave minerale më të rëndësishme
janë: kloruret, fosfatet, sulfatet, karbonatet dhe bikarbonatet.
TEST-Komponimet kimike inorganike në qelizë
TEST-Komponimet kimike inorganike në qelizë
Comments
Post a Comment