Lipidet janë komponime kimike
organike që në aspektin elementar kimik së paku duhen të kenë karbon, hidrogjen
dhe oksigjen. Kurse në aspektin molekular lipidet janë të ndërtuara prej dy
mulekulave të ndryshme që janë gliceroni
dhe tri molekula të acideve të larta yndyrore.
Nëse lipidi përmbanë vetëm glicerol dhe acide të larta yndyrore ai
quhet lipid i thjeshtë. Nëse lipidit
të thjeshtë i shtohet edhe ndonjë atom tjetër (fosfor, azot ose ndonjë
molekulë tjetër atëherë kemi të bëjmë me lipid
të përbërë. Prej lipideve të përbëra më të rëndësishme janë fosfolipidet të
cilat hyjnë në ndërtimin e membranave qelizore.
Në lipide sistemohen edhe
sterinat, komponime këto organike që në aspektin e ndërtimit nuk kanë asgjë të
përbashkët me lipidet e vërteta (triglicerine) ato janë kryesisht të ngjajshme
me lipidet e vërteta për nga vetitë kimike (nuk treten në ujë por vetëm në tretësa
organik).
Prej strinave përfaqësues më i
njohur është kolisteroli i cili në pikpamje biologjike por edhe mjekësore mund
të jetë: kolisteroli i mirë dhe
kolisteroli i keq.
Kolisteroli i mirë shërben për t’i prodhuar hormonet me natyrë kimike
steroide kurse kolisteroli i keq është
ai i cili depozitohet në muret e brendshme të enëve të gjakut duke
shkaktuar arterosterozën e për pasojë
rritjen e tensionit të gjakut dhe infraktet e zemrës e trurit.
Comments
Post a Comment