Citologjia paraqet disiplinën
shkencore të biologjisë, e cila mirret me studimin e formës, strukturës, ndërtimit
dhe krijimit të qelizës. Fjala citologji rrjedh prej dy
fjalëve, që janë cito-qelizë dhe logos-shkencë.
Qeliza paraqet njësinë morfologjike dhe funksionale, fiziologjike të çdo qenie të gjallë. Kjo na bënë
të ditur se në qelizë ndodhin të gjitha proceset biologjike, që janë të rëndësishme
për organizëm të gjallë.
Edhe në leksionet fillestare të
shkollomit fillor është studiuar që qeliza ka tri pjesë kryesore që janë: membrane qelizore, citoplazma dhe bërthama.
Membrana qelizore – e mbështjellë qelizën, i jep formë asaj, qeliza kumunikon me
qelizat tjera dhe me ambientin e jetësor përmes membranës qelizore. Mirëpo në qelizën
e gjatë ka shumë membrane, ku çdo organelle e
saj ka së paku një membranë, prandaj me të drejtë mund të themi se qeliza ka
sistem të membranave .
Citoplazma – e paraqet brendinë e qelizës e cila është
e mbushur me një masë koleidale në të cilën janë të zhytura një numër I madh I
organeleve qelizore. Në shikim të parë ajo na duket shumë statike por në të vërtetë
citoplazma shquhet për një dinamikë shumë të madhe, si rezultat I së cilës përfundimisht
gjenerohet energjia në formë të ATP-së. Konkretisht kjo energji gjenerohet në
mitokondri përmes frymëmarrjes qelizore. Prandaj me të drejtë mund të themi se
citoplazma e paraqet sistemin për përfitimin
e energjisë. Citoplazma është sistem ku prodhohet energjia.
Bërthama – paraqet pjesën qendrore, kryesore të qelizës ku gjendet baza trashëguese (ADN dhe
ARN) e cila e mundëson ndarjen e qelizës prandaj bërthamën ndryshe mund t’a
quajm edhe sistem i autoreproduksionit (vet-shumimit)
Qelizat që kanë ndërtim, strukturë dhe
origjinë të njejtë (që kanë klone natyrore) në harmoni morfologjike dhe
funksionale e krijojnë një kategori biologjike më të lartë që quhet ind. Dallojmë inde bimore dhe shtazore. Inde
bimore janë: indet mbrojtëse, mekanike, përçuese etj. Kurse inde shtazore janë:
indi epitelial, lidhor, muskulor, nervor etj.
Bashkimi i dy apo më shumë indeve të
ndryshme që janë në harmoni morfologjike në mes vete e formon një kategori
biologjike më të lartë që quhet organ.
Dallojmë organe bimore dhe shtazore. Organe
bimore janë: rrënja, kërcelli dhe gjethi. Organe vegjetative janë lulja, fryti
dhe fara. Organet shtazore janë: zemra, veshka, mëlqia, pankreasi etj.
Pastaj organet e ndryshme në harmoni të
plotë morfologjike na japin sistemet e
organeve. Sisteme të organeve nuk ka te bimët por vetëm organizmat shtazorë
p.sh.:sistemi i organeve të frymëmarrjes,
qarkullimit të gjakut, tretjes etj.
Dhe së fundmi të gjitha këto sisteme të
organeve përsëri në harmoni të plotë morfologjike e funksionale na japin një
organizëm të plotë i cili funksionon i vetëm.
Por ajo që mbetet e paqartë është se
organizmat e gjallë kanë shpirtë, për të cilën shkenca nuk ka kurrfarë të dhëne
se çfarë materie kimike është dhe ku është e lokalizuar në trupin e gjallesës.
Testi online - Hyrje në citologji
Testi online - Hyrje në citologji
Comments
Post a Comment