Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2018

Komponimet kimike organike në qelizë

Karbohidratet (sheqernat) – janë komponime kimike organike të cilat në aspektin elementarë kimik janë të ndërtuara prej karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit. Në aspektin molekular karbohidratet ndahen në tri grupe: monosakaride, oligosakaride dhe polisakaride. Sheqerna Lipidet – janë komponime kimike organike që në aspektin elementar kimik së paku duhen të kenë karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Kurse në aspektin molekular lipidet janë të ndërtuara prej dy mulekulave të ndryshme që janë gliceroni dhe tri molekula të acideve të larta yndyrore. Krijimi (përbërja) e lipidit Proteinat – janë komponime kimike organike të cilat në aspektin elementar kimik janë të përbëra (ndërtuara) së paku prej karbonit (C), hidrogjenit (H), oksigjenit (O) dhe azotit (N). Në aspektin molekularë proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve. Aminoacidi

Komponimet kimike inorganike në qelizë

Elementet kimike – Sot përmes metodave të njohura hulumtuese është bërë e ditur se prej 106 elementeve kimike të sistemit periodik, 70 elemente janë gjetur në qelizë ndërsa 40% e tyre janë elemente biogjene (jetëdhënëse).  Prej elementeve kimike që e ndërojnë qelizën më së tepërti ka Oksigjen – 70%, Carbon – 18% dhe Hidrogjen – 10%, që do të thotë se vetëm këto tri elemente kimike marrin pjesë 98% të qelizës. Të gjitha elementet e tjera që janë prezente në qelizë marrin pjesë vetëm 2% dhe kështu ato ndahen në 3 grupe që janë: makroelemente, mikroelemente dhe ultramikroelemente. Makroelementet – janë elemente kimike që gjenden në sasi ma të mëdha në qelizë dhe kanë funksione më tepër për qelizën, këtu bëjnë pjesë: Azoti(N), Sulfuri(S), Fosfori(P), Kaliumi(K), Kalcium(Ca), Hekuri(Fe), Ar etj. Mikroelementet – gjenden në sasi më të vogël dhe kanë funksione më pak në qelizë, e ku nëjnë pjesë: Flouri(F), Bariumi(Ba), Zinku(Zn), Bori(Bo), Bakri(Cu) etj. Ultramikroelementet

Përbërja kimike e gjalleses

Fill pas zbulimit të qelizës lindi interesi shkencor që të bëhet e ditur përbërja kimike e qelizes. Edhe pse ka patur shumë përpjekje nuk ka patur suksese të mirëfillta deri sa nuk janë zbuluar dhe përsosur dy metodat hulumtuese të famshme kimike që janë: metoda hulumtuese kualitative (cilësore) dhe  metoda hulumtuese kuantitative (sasiore). Përmes metodës hulumtuese kualitative është bërë e mundur të pranohet prezenca e elementeve kimike në qelizë, kurse përmes metodës hulumtuese kuantitative është përcaktuar pjesmarrja në përqindje (procentiale) e këtyre elementeve në ndërtimin e qelizës. Duke iu falemnderuar rezultateve të këto dy metodave hulumtuese dhe njohurive tjera të kimisë dhe fizikës është bërë e ditur se në qelizë përkatësisht në ndërtimin e saj marrrin pjesë: komponimet kimike inorganinke(të vdekura) dhe  komponimet kimike organike (të gjalla).   Në komonime inorganike që mund të marrin pjesë në ndërtimin e qelizës bëjnë pjesë elementet kimike, uji dh

HYRJE NË CITOLOGJI

Citologjia paraqet disiplinën shkencore të biologjisë, e cila mirret me studimin e formës, strukturës, ndërtimit dhe krijimit të qelizës. Fjala citologji rrjedh prej dy fjalëve, që janë cito-qelizë dhe logos-shkencë. Qeliza paraqet njësinë morfologjike dhe funksionale, fiziologjike të çdo qenie të gjallë. Kjo na bënë të ditur se në qelizë ndodhin të gjitha proceset biologjike, që janë të rëndësishme për organizëm të gjallë. Edhe në leksionet fillestare të shkollomit fillor është studiuar që qeliza ka tri pjesë kryesore që janë: membrane qelizore, citoplazma dhe bërthama. Membrana qelizore – e mbështjellë qelizën, i jep formë asaj, qeliza kumunikon me qelizat tjera dhe me ambientin e jetësor përmes membranës qelizore. Mirëpo në qelizën e gjatë ka shumë membrane, ku çdo organelle e saj ka së paku një membranë, prandaj me të drejtë mund të themi se qeliza ka sistem të membranave . Citoplazma – e paraqet brendinë e qelizës e cila është e mbushur me një masë koleidale në t