Proteinat – janë komponime kimike organike të cilat në aspektin elementar kimik janë të përbëra (ndërtuara) së paku prej karbonit (C), hidrogjenit (H), oksigjenit (O) dhe azotit (N). Në aspektin molekularë proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve. Aminoacidet – janë gjithashtu komponime kimike organike, të cilat në molekulën e tyre e kanë grupën funksionore amine (NH ₃ ) që është bazë dhe grupën funksionore karboksile që është acid. Sot janë të njohura rreth 200 lloje aminoacidesh ku 180 prej tyre janë sintetike (të krijuara në laborator) dhe vetëm 20 lloje janë aminoacide natyrore . Vetëm këto 20 lloje të aminoacideve natyrore mund të hyjnë në ndërtimin e qelizave të gjalla. Këto 20 lloje të aminoacideve natyrore ndahen në dy grupe: Aminoacide esenciale (të pazëvendësueshme) dhe Aminoacide joesencial (të zëvendësueshme) Ve ç oria kryesore e aminoacideve është aftësia e tyre për të reaguar në mes vete dhe për të krijuar lidhjen peptidike e cila e mundëson
Shënime shqip nga biologjia